
Supremja i shpall të paligjshme disa nene të Udhëzimit Administrativ për pagesat direkte në bujqësi
Gjykata Supreme ka shpallur të paligjshme dhe ka shfuqizuar disa nene nga udhëzimin Administrativ i Ministrisë së Bujqësisë për pagesat direkte në bujqësi për vitin 2025.
Aktgjykimi është marrë nga një kolegj i Gjykatës Supreme në një seancë më 14 korrik, tha sot Supremja në një njoftim për media.
Padia kundër Udhëzimit Administrativ të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) është parashtruar nga kompania “Stonecastle Vineyards & Winery”.
“Shpallen të paligjshme dhe shfuqizohen nenet e caktuara të Udhëzimit Administrativ (MBPZHR) Nr. 04/2025, për Pagesat Direkte në Bujqësi”, thuhet në njoftim.
Sipas aktgjykimit të Supremes, kolegji ka aprovuar të themeltë kërkesëpadinë e paditëses kundër Ministrisë së Bujqësisë.
“Përmes aktgjykimit P.A. nr. 08/2025 janë shpallur të paligjshëm dhe janë shfuqizuar neni 21 paragrafi 2 nën paragrafët 2.1 dhe 2.2, të Udhëzimit Administrativ (MBPZHR) Nr. 04/2025, për Pagesat Direkte në Bujqësi për Vitin 2025”, thuhet në njoftim.
Një javë më parë, Supremja shfuqizoi një udhëzim administrativ të nxjerrë nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat fiskale.
Supremja tha se udhëzimi i nxjerrë nga ministri në detyrë është i kundërligjshëm për shkak se ai nuk ka kompetenca ekzekutive për të nxjerrë akte nënligjore.
Vendimin e plotë e gjeni duke klikuar KËTU.