Rezervat shtetërore, Rozeta Hajdari thirret sërish për intervistim nga Prokuroria Speciale
Foto: Laura Hasani

Rezervat shtetërore, Rozeta Hajdari thirret sërish për intervistim nga Prokuroria Speciale

Aktuale July 31, 2025 - 10:27

Ministrja në detyrë, Rozeta Hajdari, është thirrur sërish për intervistim nga Prokuroria Speciale.

Hajdari dyshohet se do të intervistohet për rastin e rezervave shtetërore, rast për të cilin ishte intervistuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës edhe më 15.04.2024.

Prokuroria Speciale po heton rastin e rezervave shtetërore, ku pretendohet për keqpërdorime nga ana e Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Lidhur me këtë rast të dyshuar janë dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara, bashkë me afaristin Ridvan Muharremi për veprat “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, si dhe “Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të ‘Keqpërdorimit të detyrës zyrtare’’’. /Sinjali