Taravari: Kurti u përfshi direkt në politikën shqiptare të Maqedonisë së Veriut, pa garancitë e tij s’kisha hyrë në Vlen

Taravari: Kurti u përfshi direkt në politikën shqiptare të Maqedonisë së Veriut, pa garancitë e tij s’kisha hyrë në Vlen

Aktuale July 31, 2025 - 10:54

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me përfshirjen e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, në formimin e koalicionit Vlen në Maqedoninë e Veriut.

Taravari tha se Kurti ka pasur një ndikim të rëndësishëm në vendimin e tij personal për t’u bashkuar me Vlenin. Madje ai shkon dhe më tej, duke e cilësuar kryeministrin në detyrë si arkitektin e këtij koalicioni të shqiptarëve në RMV.

“Patjetër që ka pasur ndikim. Unë e them shpesh se arkitekti politik i Vlenit ka qenë zoti Kurti dhe pa garancitë e tij nuk do ta kisha marrë vendimin të bashkohem me Vlenin”, u shpreh ai në Euronews Albania.

Koalicioni, sipas Taravarit, ka rezultuar disfunksional dhe pa qëndrueshmëri.

Ai theksoi se doli nga koalicioni pasi bashkëpunimi me partitë e tjera në Vlen ka qenë “letargjik” dhe i paefektshëm.