Provat nga Serbia kundër UÇK-së në Hagë, Syla: Na ka tronditur ky lajm
Foto: Laura Hasani

Provat nga Serbia kundër UÇK-së në Hagë, Syla: Na ka tronditur ky lajm

Aktuale July 31, 2025 - 14:13

Nënkryetari i OVL UÇK-së, Gazmend Syla, e ka quajtur tronditës lajmin për pranimin e provave të Serbisë nga Haga, në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Syla tha se nuk kanë pritur diçka të mirë nga Specialja.

“Kjo vë në pikëpyetje se si faktori ndërkombëtar, i beson, e legjitimon të marrë prova kundër popullsisë tonë të pafajshme dhe jo vetëm kundër popullsisë, por këta njerëz kanë bërë krime edhe në vendet e tjera në ish-Jugosllavi”, tha Syla.