Kosova insiston në zbardhjen e fatit të të pagjeturve
Foto: Laura Hasani

Kosova insiston në zbardhjen e fatit të të pagjeturve

Aktuale July 31, 2025 - 20:30

Në Kosovë gjatë tërë vitit janë zhvilluar gërmime për mbetje mortore në disa lokacione të ndryshme.

Ndërsa së fundmi Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) dhe Policinë e Kosovës kanë konfirmuar gjetje të mbetjeve mortore të një individi në fshatin Brekoc të Gjakovës.

Në anën tjetër, në Serbi, prej kohësh nuk po zhvillohen gërmime për gjetjen e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

Se pse shteti fqinj refuzon t’i kryej obligimet e saj në kuadër të dialogut e shpjegon Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti.

“Në Serbi vazhdon të mbizotërojë mendësia e viteve ’90. Për mua, çdo individ, institucion apo shtet që e fsheh një krim është vetë kriminel. Nuk ka dallim mes kryerjes së krimit dhe fshehjes së tij. Serbia po e politizon çështjen e personave të zhdukur, gjë që dëshmohet edhe në takimet që zhvillojmë me përfaqësues ndërkombëtarë. Megjithatë, ne nuk po ndalemi – për hir të procesit, ne vazhdojmë të veprojmë: aty ku kemi informacione, ne shkojmë dhe kryejmë gërmime”, ka thënë Hoti.

Ai thotë se Serbia e ka politizuar çështjen e personave të zhdukur.

E politikani socialdemokrat, Nenad Çanak, thotë se nëse do hapeshin arkivat nga shteti i Serbisë, do të dilnin para drejtësisë persona qe ende mbajnë pushtet.

“Pas luftës në Kosovë, një numër i madh trupash të vrarë u transportuan në Serbi dhe u varrosën në varreza masive të vendosura në hapësira që përdoreshin nga njësitë policore dhe ato ushtarake për trajnim, duke e bërë të pamundur qasjen në këto zona. Qysh në vitin 2002, policia identifikoi 14 varreza masive, por hetimet ndaluan aty. Arsyeja pse këto dosje nuk po hapen është se një veprim i tillë do të nxirrte përpara drejtësisë një numër individësh që ende mbajnë pushtet në Serbi. Pa ndryshime të thella në Serbi – jo vetëm politike, por edhe shoqërore – jam pesimist se mund të ketë ndonjë përparim të vërtetë. Bashkësia ndërkombëtare është e përqendruar në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, ndaj këto çështje nuk janë prioritet. Kjo vetëm sa thekson gabimet që janë bërë në raport me Ballkanin Perëndimor – gabime për të cilat Evropa do të paguajë shtrenjtë”, shpreht Çanak.

Andin Hoti më herët i  ka nisur një letër kryediplomates së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, duke kërkuar hapa konkretë prej saj dhe bllokut evropian për të detyruar Serbinë që të bashkëpunojë dhe t’i hapë arkivat e saj shtetërore,