
Vendimi i Kushtetueses: LVV-së mund t’i humbë e drejta për kryetar Kuvendi
Zgjedhjeve mund të ju vijë rendi, por jo pa kaluar kah dy rrugë tjera.
Njëri nga parashtruesit e kërkesës në Gjykatën Kushtetuese, parasheh se aktgjykimi që pritet të dalë më 8 gusht, do e synojë zgjidhjen në 3 opsione për të dalë nga ngërçi i moskonstituimit të Kuvendit në 54 tentime.
Avokati i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Fetahu pret se Vetëvendosje mund të mos e ketë më të drejtën ekskluzive që pafundësisht të propozojë e dështojë në zgjedhjen e kryeparlamentarit, raporton Klan Kosova.
Por Fetahu, nuk përjashton as mundësinë që kushtetuesja të nxjerrë vendim të ri për shtyrjen e masës së sigurisë, anise më tepër ka pritshmëri se aktgjykimi do dalë, por bashkë në të do jenë veç kërkesa e PDK-së e LDK-së, e jo edhe e presidentes që do ketë tjetër fat.