
Zyrtari i lartë amerikan i mbrojtjes zbarkon në Kosovë, në vizitën e tij të parë
Aktuale
August 01, 2025 - 15:03
Zëvendësndihmëssekretari amerikan i Mbrojtjes për Politikën Evropiane dhe të NATO-s, David Baker, po qëndron në vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë.
Kjo është bërë e ditur nga Ambasada Amerikane në Kosovë.
Ai është pritur në takim nga e ngarkuara me punë e misionit diplomatik të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.
Gjatë vizitës së tij, Bakeri do të takohet me zyrtarë të lartë të Kosovës për të diskutuar bashkëpunimin e vazhdueshëm në mbrojtje SHBA - Kosovë dhe përpjekjet e përbashkëta për të promovuar sigurinë rajonale.