Zhvillime në QKUK, largohet nga detyra e u.d. të drejtorit Osman Hajdari, vendin e tij e zë Mentor Zejnullahu

Zhvillime në QKUK, largohet nga detyra e u.d. të drejtorit Osman Hajdari, vendin e tij e zë Mentor Zejnullahu

Aktuale August 01, 2025 - 17:10

Osman Hajdari është liruar nga detyra në pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së.

Në vend të Hajdarit është emëruar Mentor Zejnullahu, i cili deri më tani ka shërbyer si drejtor i administratës në Shërbime të Përbashkëta Administrative në QKUK.

Këtë e ka konfirmuar edhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK).

“Ju konfirmojmë se për shkak se është njëri nga aplikantët në konkursin për drejtor të Spitalit të Prizrenit, është liruar nga detyra, ushtruesi i detyrës së deritanishme të drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari”, tha SHSKUK për Klan Kosovën.

SHSKUK tha se ky vendim u mor “për të siguruar garë transparente ndërmjet kandidatëve”.