
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 1 orë, për të dalë 30 minuta
Aktuale
August 01, 2025 - 17:41
Mërgimtarët kosovarë po presin deri në 1 orë për të hyrë në Kosovë përmes pikës kufitare në Jarinje.
Bazuar në të dhënat e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, nga gjysmë ore po pritet edhe në pikëkalimet kufitare te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë.
Ndryshe, 30 minuta vijojnë pritjet për të dalë nga Kosova, nga kufiri i Jarinjes.
Sakaë, pikat tjera kufitare nuk kanë dhe aq fluks të shtuar të pritjeve.
