Kurti: Investime jetike për infrastrukturën tonë kritike, kanali i Ibër Lepencit po bëhet më i qëndrueshëm
Foto: Laura Hasani

Kurti: Investime jetike për infrastrukturën tonë kritike, kanali i Ibër Lepencit po bëhet më i qëndrueshëm

Aktuale August 02, 2025 - 12:04

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se po bëjnë investime jetime për infrastrukturën kritike.

Kurti ka publikuar disa pamje nga punimet që po bëhen në veri.

“Investime jetike për infrastrukturën tonë kritike. Kanali i Ibër Lepencit po bëhet më i qëndrueshëm dhe më i sigurtë”, shkroi Kurti.

Më  herët, ministrja në detyrë , Artane Rizvanolli kishte njoftuar se projekti për rehabilitimin e kanalit (në vlerë 13 milionë euro) është afër përfundimit.

“Për këtë projekt, Ibër Lepenci e kishte trashëguar një kontratë problematike që kishte zbatim për vetëm 10% për vite të tëra. Ndërsa, pas shkëputjes dhe rishpalljes, në dy vitet e fundit realizimi ka arritur rreth 90% dhe pritet të përfundojë gjatë muajve në vijim. Kanali prej 49km është me rëndësi jetike për furnizim me energji, ujë të pijshëm e ujitje për bujqësi. Nga 20km të pjesës së hapur të kanalit, 10km ku kishte më shumë nevojë tashmë po rehabilitohen përmes projektit të Ibër Lepencit me Bankën Botërore, përkrahur nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, kishte njoftuar ajo.