![Trumpi sërish thotë se parandaloi luftën mes Kosovës dhe Serbisë: Shpëtuam miliona jetë [video]](/uploads/zeri.info/images/2025/June/17/auto_auto_Bilbord-at_e_Donald_Trump_ne_Prishtine-8_nentor_2024c-Laura_Hasani_copy17376377101750158325.jpg)
Trumpi sërish thotë se parandaloi luftën mes Kosovës dhe Serbisë: Shpëtuam miliona jetë [video]
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka folur sërish për angazhimin e tij në parandalimin e luftërave.
Ai në një intervistë për gazetarin australian Mario Nawfal, në mesin e tyre përmendi edhe shpërthimin e mundshëm të luftës mes Kosovës dhe Serbisë.
Trumpi tha se kanë arritur të shpëtojnë miliona jetë.
“Ne kemi zgjidhur shumë luftëra. Një nga luftërat, mendoni për këtë, Indi-Pakistan… bërthamore. Shikoni Kamboxhian kohët e fundit. Vetëm këtë javë, ne zgjidhëm një luftë të madhe mes Kongos dhe Ruandës. Kosova, e dini për këtë. Serbia, ajo do të shpërthente”, deklaroi Trumpi.
I pari i Shtëpisë së Bardhë tash e një kohë goxha shpesh e ka folur rreth parandalimit të luftës mes Kosovës dhe Serbisë.
Për këtë temë para pak ditësh kishte folur edhe zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.
ë TRUMP: “I THINK I SETTLED ABOUT A WAR A MONTH”
— Mario Nawfal (@MarioNawfal) August 2, 2025
"We've settled a lot of wars.
One of the wars, think of it, India-Pakistan... nuclear.
You look at Cambodia just recently.
Just this week - Congo - we settled a big one with Rwanda.
Kosovo, you know about that. Serbia,… https://t.co/MDixd3m7x6 pic.twitter.com/eC0YzcbFuv