Kurti njofton në serbisht: 121 vende pune të hapura në Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica” për komunat veriore

Kurti njofton në serbisht: 121 vende pune të hapura në Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica” për komunat veriore

Aktuale August 04, 2025 - 18:48

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka publikuar një video në gjuhën serbe përmes Facebook-ut, ku njofton hapjen e 121 vendeve të lira pune në komunat me shumicë serbe në veri të vendit, Leposaviq, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok dhe Zveçan.

Kurti tha se Ujësjellësi Rajonal “Mitrovica” tashmë ka formuar njësitë punuese në këto komuna dhe ka shpallur konkurse për pozitat e punës. Sipas tij, 68 vendet e para kanë afat aplikimi deri më 8 gusht, ndërsa 53 vendet tjera deri më 19 gusht 2025.

“Ujësjellësi Rajonal “Mitrovica” ka formuar njësitë punuese dhe ka shpallur konkurse për 121 vende pune në komunat: Leposaviq, Mitrovicë e veriut, Zubin Potok dhe Zveçan. Konkursi për 68 vende pune mbyllet këtë të premte, me 8 gusht, ndërsa për 53 vendet e tjera mbyllet me 19 gusht.

Vizitoni faqen elektronike të KRU Mitrovicës për t’u njoftuar me konkurset e hapura dhe ju ftoj që të aplikoni: https://www.kru-mitrovica.com/konkurset/“, ka thënë Kurti.