
Mustafi për Vuçiqin: Politikan i talentuar për ta dramatizuar e viktimizuar popullin serb
Aktuale
August 05, 2025 - 08:23
Ragmi Mustafi, politikan në Luginë të Preshevës, tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është politikan i talentuar për ta dramatizuar e viktimizuar popullin serb.
Ai u shpreh se është kriza më e thellë që ka Serbia, siç tha ai, sa i përket regjimit autoritar të Vuçiqit.
“Kjo është kriza më e thellë që ka Serbia sa i përket regjimit autoritar të cilin po e mirëmban z.Vuçiq. Ai është një melodramatik, politikan jashtëzakonisht i talentuar për ta dramatizuar dhe viktimizuar popullin serb dhe qeverinë e popullit serb, pushtetin e tij dhe mënyrën e qeverisjes së tij, krahas tij duke shprehur se të gjithë i ka armiq”, u shpreh tutje Mustafi në Klan Kosova.