Kurti mërgimtarëve: Secili mund të jetë përkohësisht jashtë atdheut, por gjithsecili është përjetësisht brenda kombit
Foto: Facebook

Kurti mërgimtarëve: Secili mund të jetë përkohësisht jashtë atdheut, por gjithsecili është përjetësisht brenda kombit

Aktuale August 05, 2025 - 11:06

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka organizuar pritje për mërgimtarët, gjersa tha se secili mund të jetë përkohësisht jashtë atdheut, por gjithsecili është përjetësisht brenda kombit.

Kurti, në një postim në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, shkruan se vendi ka gjithmonë nevojë për bashkatdhetarët.

“I mirëpresim çdo vit, përherë e më shpesh më shumë se një herë brenda vitit, edhe në Kryeministri. Ne kemi gjithmonë nevojë për bashkatdhetarët tanë, mërgatën tonë, si mysafirë që na vizitojnë për t’u çmallur, e si partnerë të zhvillimit dhe bashkëkrijues të së ardhmes tonë. Nuk flasim më për ‘trurin që ikën’, por për zemrën që nuk harron: sepse ata që kanë ndërtuar jetë jashtë vendit, ruajnë mallin, mbajnë lidhjet dhe bartin përgjegjësinë ndaj atdheut tonë të përbashkët. Secili mund të jetë përkohësisht jashtë atdheut, por gjithsecili është përjetësisht brenda kombit. Mirë se vini në shtëpinë tuaj, jemi me fat që ju kemi, e ju paçim gjithmonë!”, shkruan ai.