Sorenseni takohet me komandantin e KFOR-it, diskutohet për situatën e sigurisë në Kosovë

Sorenseni takohet me komandantin e KFOR-it, diskutohet për situatën e sigurisë në Kosovë

Aktuale August 07, 2025 - 15:20

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen, i ka shkuar sot në zyrë komandantit të KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduanit.

Biseda në këtë takim u fokusua kryesisht në zhvillimet më të fundit mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe në mbështetjen e vazhdueshme të KFOR-it për dialogun e lehtësuar nga BE-ja midis Beogradit dhe Prishtinës.

“Gjenerali Barduan nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të qëndrueshëm me institucionet evropiane në Kosovë dhe midis partnerëve ndërkombëtarë të angazhuar në stabilitetin rajonal. Vizita dëshmon angazhimin e përbashkët të NATO-s dhe BE-së për paqe të qëndrueshme, dialog rajonal dhe një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në njoftimin e misionit ushtarak të NATO-s në Kosovë, transmeton Klankosova.tv.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë.