
Shahini pas protestës ndaj Speciales: Prishtina ka qenë dhe mbetet vend i protestave ndaj padrejtësive
Aktuale
August 07, 2025 - 22:38
Në mbështetje të protestës ndaj padrejtësive të Gjykatës Speciale ka dalë edhe kandidatja e PSD-së për kryetare të Prishtinës, Besa Shahini.
Shahini tha se Prishtina ka qenë dhe do të mbetet vend i protestave kundër padrejtësive.
“Prishtina ka qenë dhe do të mbetet vend i protestave kundër padrejtësive”, shkroi Shahini.
Sot në Prishtinë është mbajtur një protestë kundër Gjykatës Speciale dhe ndaj padrejtësive ndaj ish-krerëve të UÇK-së.