Zyra e BE-së kërkon të respektohet vendimi i Gjykatës dhe të krijohet shumica për zgjedhjen e Kryeparlamentarit
Foto: Laura Hasani

Zyra e BE-së kërkon të respektohet vendimi i Gjykatës dhe të krijohet shumica për zgjedhjen e Kryeparlamentarit

Aktuale August 08, 2025 - 17:19

Zyra e Bashkimi Evropian në Kosovë, ka reaguar pasi që Gjykata Kushtetuese ka nxjerr aktgjykimin  e saj lidhur me situatën në Kuvend. Nga BE është thënë se Kushtetuesja ka ‘‘ka dhënë sqarime të rëndësishme’’.

Po ashtu, BE-ja u ka bërë thirrje partive politike që të gjejnë kompromisin dhe t’i përmbahen vendimit të Gjykatës.

Pos kësaj, nga BE-ja është theksuar edhe se më s’ka kohë për të humbur në një ngërç politik.

‘‘Gjykata Kushtetuese ka folur dhe ka dhënë sqarime të rëndësishme. BE-ja u bën thirrje të gjitha partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës që t’i përmbahen këtij vendimi dhe të gjejnë kompromisin dhe shumicën e nevojshme për të ecur me shpejtësi me procesin e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit dhe Zëvendëskryetarëve. Nuk ka më kohë për të humbur në një ngërç politik!’’, thuhet në reagim.