
Policia mbyll televizionin e madh shqiptar
Sot, më 9 gusht 2025, televizioni News24 është përballur me një ndërprerje të papritur të transmetimit pas ndërhyrjes së Policisë së Shtetit në ambientet e tij.
Ndërhyrja vjen pas një vendimi për kthimin e objektit ku ndodhet televizioni në fabrikë armesh, pasi kontrata e përdorimit nga News24 thuhet se ka mbaruar.
Megjithatë, gazetarja Klodiana Lala, përmes një shkrimi në Facebook, ka theksuar se për këtë çështje gjykata i ka dhënë të drejtë televizionit, duke ngritur dyshime mbi ligjshmërinë e veprimit.
Organizata rajonale SafeJournalists e ka cilësuar ndërhyrjen si një rrezik serioz për lirinë dhe pavarësinë e medias, ndërsa politikanë si Ervin Salianji e kanë përshkruar si një “akt brutal censurë” dhe Fatmir Mediu si “terror policor” ndaj medias së lirë dhe qytetarëve.
Ndërprerja e sinjalit dhe tensioni që po pason kanë ndezur debat mbi gjendjen e lirisë së shprehjes dhe presionin ndaj mediave në vend.