
Bashkëshortja e Rexhep Selimit tregon pse mungoi në protestë
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti Selimi, gruaja e Rexhep Selimit, ka postuar një sqarim në profilin e saj në ‘facebook’ përmes të cilit ka arsyetuar mungesën në protestën e organizuar kundër Gjykatës Speciale.
Ajo ka përmendur deputetët që e kanë votuar Specialen, dhe sipas saj dikush nga ta sigurt do të ishte në protestë. “Jam e sigurt se ndonjëri prej tyre ka qenë në protestë, duke protestuar ashpër kundër asaj që vetë e ka votuar”, shkruan ajo.
Selimi tutje ka thënë se s’ka qenë e vetmja familjare që ka munguar në protestë.
“Nuk isha une familjarja e vetme që mungova në protestë, por nga portalet u përmend vetëm emri im që të sulmohet Lëvizja VETËVENDOSJE!”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
Po të protestoja për diçka, do të filloja nga ky fakt:
82 deputetë votuan pro themelimit të Gjykatës Speciale:
30 nga PDK
34 nga LDK
18 nga partitë e komuniteteve pakicë.
Jam e sigurt se ndonjëri prej tyre ka qenë në protestë, duke protestuar ashpër kundër asaj që vetë e ka votuar.
E deri te padrejtësitë e fundit që po ndodhin aktualisht në Hagë, të cilat janë pasojë direkte e asaj vendimmarrjeje.
Nuk isha une familjarja e vetme që mungova në protestë, por nga portalet u përmend vetëm emri im që të sulmohet Lëvizja VETËVENDOSJE!