I dyshuari për vrasjen në Gjilan, me mbi 30 vepra penale në të kaluarën

I dyshuari për vrasjen në Gjilan, me mbi 30 vepra penale në të kaluarën

Aktuale August 10, 2025 - 18:42

Sot Gjilani është tronditur nga një vrasje e trefishtë që ka ndodhur në një prej kafiterive të qytetit.

I dyshuari për vrasjet është Mefail Shkodra, i cili është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës bashkë me Edonis Shkodra dhe Engjull Shkodra.

Prokurori i këtij rasti në një konferencë për media ka bërë të ditur se për kapjen e tyre tashmë kanë bërë kërkesa edhe për bashkëpunim ndërkombëtar dhe se kanë njoftuar të gjitha pikat kufitare.

Përveç tjerash, Prokurori i këtij rasti në konferencë për media ka treguar se Mefail Shkodra ka një precedent penal prej më shumë se 30 veprave, përfshirë sulm, prishje e rendit, fajde, mashtrim, kërcënim, shantazh e detyrim.

“Personi i dyshuar që ka kryer veprën penale ka precedent penal. Ka raste për sulm, prishje e rendit, fajde, mashtrim, kërcënim, shantazh, detyrim. Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal”, ka treguar Prokurori i rastit.