Ministria e Drejtësisë: Lirimi i të dyshuarve për vrasjen e trefishtë në Gjilan, neglizhencë e rëndë institucionale

Ministria e Drejtësisë: Lirimi i të dyshuarve për vrasjen e trefishtë në Gjilan, neglizhencë e rëndë institucionale

Aktuale August 11, 2025 - 18:05

Ministria e Drejtësisë ka thënë se ndihen të shqetësuar dhe tronditur nga ngjarja e rëndë në Gjilan, ku humbën jetën tre qytetarë.

Sipas kësaj Ministrie, lirimi nga paraburgimi i Mefail Shkodrës, të dyshuarit kryesor, është i pakuptueshëm dhe i papranueshëm.

MSH-ja thekson se lirimi i tyre përbën një neglizhencë të rëndë institucionale dhe ka prodhuar pasoja tragjike të pariparueshme, raporton Zeri.info.

“Ky vendim është i pakuptueshëm dhe i papranueshëm, sidomos duke pasur parasysh që të dy të dyshuarit ishin subjekt i hetimeve për vepra të rënda penale si fajdeja dhe detyrimi. Lirimi i tyre përbën një neglizhencë të rëndë institucionale dhe ka prodhuar pasoja tragjike e të pariparueshme”, thuhet në ragim.

Kjo Ministri, i ka bërë thirrje Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Gjyqësorit të nisin menjëherë procedurat disiplinore ndaj të gjithë prokurorëve e gjyqtarëve që kanë qenë të përfshirë.

“Gjithashtu, Ministria u bën thirrje të gjitha forcave politike që të ndalin pengesat e vazhdueshme ndaj reformave në sistemin e drejtësisë. Reforma në drejtësi nuk është luks dhe as çështje e interesit të ngushtë politik por është një domosdoshmëri për të garantuar sigurinë, drejtësinë dhe të ardhmen e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet ndër tjera. /Zëri