
Hyseni thotë se lufta e UÇK-së ishte pankombëtare, pjesë ishin të gjithë shqiptarët
Deputeti, njëherësh edhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni tha se luftën e UÇK-së e cilëson si pankombëtare, duke shtuar se bashkimi me UÇK-në ishte detyrim i secilit individ për ta dhënë një kontribut minor për vendin.
Ai bëri të ditur se iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në moshën 19 vjeçare. Hyseni tha se në fshatin Kolsh në hyrje të Kuksit kishin gjetur 1500 ushtarë, shumica prej tyre nga diaspora.
“Ka momente për të cilat vërtetë duhet me vendos çka me bë, çka mos me bë. Masandej vijnë disa veprime, për të cilat unë mendoj që i kemi pasë borxh këtij vendi dhe për të cilin vërtetë historia jonë 100 vjeçare e ka pritë atë moment. Mendoj që është moment i jashtëzsakonashëm me qenë pjesë siç ka qenë lufta e UÇK-së, vërtetë e ndjej në shpirt që e kemi pasë borxh”, tha Hyseni.
Hyseni ndër tjerash ka rrëfyer edhe detaje nga studimet për mjekësi në Tiranë./klankosova