Gjenerali amerikan në Kosovë, Prattipati jep detaje rreth vizitës
Foto: Facebook

Gjenerali amerikan në Kosovë, Prattipati jep detaje rreth vizitës

Aktuale August 13, 2025 - 14:06

E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati, ka mirëpritur gjeneral brigade Sean Flynn, përfaqësues ushtarak i SHBA-së në detyrë në komitetin ushtarak të Aleancës Veriatlantike.

Në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së thuhet se gjatë vizitës gjenerali Flynn do të mësojë më shumë rreth zhvillimeve në marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara, Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Ai do të takohet me personelin amerikan në “Bondsteel”.

“Gjatë vizitës së tij në Kosovë, gjeneral brigade Flynn do të mësojë më shumë rreth zhvillimeve në marrëdhëniet dypalëshe të SHBA-së me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe do të takohet me personelin amerikan në kampin ‘Bondsteel’ që mbështet misionin e Forcës së NATO-s në Kosovë – KFOR”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.