Mbyllet afati, KQZ-ja mblidhet për certifikimin e nëntë subjekteve politike
Foto: Laura Hasani

Mbyllet afati, KQZ-ja mblidhet për certifikimin e nëntë subjekteve politike

Aktuale August 14, 2025 - 08:31

Të mërkurën në mesnatë është përmbyllur afati për aplikim të subjekteve politike dhe për dorëzimin e listës me emrat e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet lokale për kryetarë të komunave dhe për kuvende komunale.

Lajmi është bërë i ditur zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, i cili ka shtuar se gjatë ditës do të publikohet lista me emrat e të gjitha subjekteve politike që kanë aplikuar për certifikim.

Ndërkohë, sipas Elezit, gjatë ditës së enjte KQZ-ja do të vazhdojë me mbledhjen e radhës për certifikimin e grupit të dytë të subjekteve politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 12 tetorit dhe listën me kandidatët e tyre.

Mbledhja e KQZ-së pritet të mbahet në orën 14:00 (e enjte, 14 gusht) dhe në rend dite është certifikimi i 9 subjekteve politike, prej të cilave 4 iniciativa qytetare dhe 5 kandidatë të pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është: 66 kandidatë, prej të cilëve 4 për kryetarë të komunave dhe 62 për anëtarë të kuvendeve komunale.