
Fluks i madh për të dalë nga Kosova, deri në dy orë e gjysmë pritje
Kthimi i bashkatdhetarëve nëpër vende të ndryshme të Evropës, ku ata jetojnë dhe veprojnë, ka bërë që të shkaktohet pritje e kolona të gjata nëpër pikat kufitare në dalje të Kosovës, shkruan Zeri.info.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në përditësimet e fundit që janë bërë në orën 08:26, pritja më e madhe është në pikën kufitare të Merdarit.
Sipas këtyre të dhënave, në Merdar qytetarët janë duke pritur deri në dy orë e gjysmë në kufi për të dalë nga Kosova, shkruan tutje Zeri.info.
Për të dalë nga Kosova edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë qytetarët po presin deri në një orë.
Po ashtu edhe në Mutivodë pritja është deri në 30 minuta.
Ndërkaq nëpër të gjitha pikat e tjera kufitare, si në hyrje, ashtu edhe në dalje, pritja nuk është me e madhe se 5 deri në 10 minuta, pritje kjo që llogaritet në suaza të normales.
KËTU mund t’i shikoni në kohë reale përditësimet që i bën QKMK-ja. /Zëri
