Rahimaj thotë se situata me zjarret në Kamenicë është alarmante
Foto: Facebook

Rahimaj thotë se situata me zjarret në Kamenicë është alarmante

Aktuale August 14, 2025 - 11:06

Kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka folur për situatën me zjarret, duke thënë se gjendja është alarmante.

Ai ka bërë të ditur se ekipet e zjarrfikësve po punojnë pa ndërprerë, mirëpo pavarësisht kësaj gjendja ende mbetet shqetësuese, raporton Zeri.info.

Image

“Pavarësisht lodhjes dhe faktit që nuk kanë pasur asnjë ditë pushimi, zjarrfikësit po japin maksimumin për të mbrojtur jetën, pronën dhe mjedisin. Qendra e Zjarrfikësve është në koordinim të plotë me Agjencinë për Menaxhim Emergjent, si dhe me ekipet profesionale të KFOR-it, për të garantuar ndërhyrje sa më efikase në çdo vatër”, tha Rahimaj.

Kreu i Kamenicës u bëri thirrje qytetarëve të kenë kujdes maksimal dhe t’i shmangin veprimet që mund të shkaktojnë zjarr. /Zëri