
14 ditë pa paga, redaktori i RTK-së paralajmëron protestë
700 punëtor të Radio Televizionit të Kosovës kanë mbetur pa paga tash e 14 ditë.
Redaktori Alban Selimi, ka paralajmëruar protestë nga dita e hënë.
Përmes një statusi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Selimi ka bërë të ditur që nuk i përket asnjë sindikate dhe u ka bërë thirrje gjithë kolegëve të tij që t’i bashkëngjiten iniciativës së tij për protestë.
Reagimi i plotë i Selimit, pa ndërhyrje:
Eshte e turpshme ajo qe po ndodhe me te punesuarit ne RTK.
Si njeri qe s’i perkas asnje sindikate ne RTK dhe qe ende nuk e ka marre rrogen e korrikut, deri te hanen do te pres reagimet kolektive dhe do te mbeshtes cdo inisiative
ne realizimin e njeres nga te drejtat tona elementare - pagesen sipas afatit ligjor per punen e bere.
Pas te henes, (49 korrik 2025) do te vleresoj per te bere qofte protesta individuale te qyteteruara dhe ligjore, duke kerkuar realizimin e te drejtave elementare - marrjen e pages per punen e bere.
Per hapat dhe menyren (qofte individuale te protestes) Ju njoftoj te henen.
Po ashtu, i ftoj te gjithe koleget e RTK-se qe nuk jane pjese e sindikatave, qe te henen do te jem i hapur me gjithsecilin qe eshte i interesuar per t’iu bashkengjite kesaj inisiative, deri ne realizimin e te drejtave bazike ne pune - pagesen per punen qe kemi bere.
Kurrsesi te gjunjezuar!