KFOR-i zhvillon stërvitje për evakuim mjekësor në Pejë me helikopter Black Hawk

KFOR-i zhvillon stërvitje për evakuim mjekësor në Pejë me helikopter Black Hawk

Aktuale August 16, 2025 - 15:18

Ushtarët italianë nga Komanda Rajonale Perëndim (Regional Command West) e misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, në bashkëpunim të ngushtë me Forcën Ajrore të Ushtrisë Amerikane (U.S. Army Task Force Aviation), zhvilluan një ushtrim stërvitor për evakuim mjekësor në Kampin Villaggio Italia, në Pejë.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se stërvitja, e mbështetur nga një helikopter UH-60 Black Hawk, simuloi evakuimin e të plagosurve në kushte reale.

“Trupat kryen ushtrime për ngarkimin dhe shkarkimin e të plagosurve gjatë operacioneve të drejtpërdrejta me helikopter. Këto stërvitje forcojnë ndërveprimin dhe kohezionin mes njësive të KFOR-it dhe rrisin gatishmërinë operacionale për t’iu përgjigjur emergjencave reale”, thuhet në njoftim.