
11 vatra zjarri vazhdojnë të jenë aktive në Kosovë
11 vatra aktive nga 57 vatra zjarri të regjistruara gjithsej.
Në një raport të publikuar mbrëmë nga Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave (AME), bëhet e ditur se 46 zjarre janë lokalizuar.
“AME/MPB njofton se, sipas të dhënave të pranuara sot, janë regjistruar gjithsej 57 vatra zjarri në vend. Prej tyre, 11 vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 46 janë lokalizuar. Menaxhimi i situatës po bëhet në koordinim të plotë me Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit.”
AME ka bërë apel te qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar.
“Agjencia u bën apel të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër në numrat emergjentë 112, 193 dhe 192.”
Mes të tjerash, AME ka shprehur mirënjohje për përkushtimin e zjarrfikësve, mbështetjen e policisë si dhe bashkëpunimin e qytetarëve.