
Vendoset gur themeli për objektin e ri të zjarrfikësve në Suharekë
Është vendosur gur themeli i objektit për zjarrfikësit e Suharekës.
Ky objekt i ri do të jetë modern dhe do të ndërtohet falë bashkëpunimit të Komunës së Suharekës dhe shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”.

“Sot është vendosur gur themeli i objektit të ri të Qendrës së Zjarrfikësve. Ky projekt po realizohet nga Komuna në bashkëpunim me shoqatën bamirëse ‘Jetimat e Ballkanit’. Qendra e re do të ofrojë kushte më të mira për punëtorët zjarrfikës dhe do të ndihmojë në reagimin më të shpejtë dhe më efikas në raste të emergjencave. Ky investim është i rëndësishëm për rritjen e sigurisë së qytetarëve dhe mbrojtjen e pronës e mjedisit në komunën tonë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Suharekës.
Në ceremoni pjesë kryetari i Komunës Bali Muharremaj, drejtuesi i shoqatës “Jetimat e Ballkanit” Halil Kastrati, si dhe pjesëtarë të Njësisë së Zjarrfikësve. /Zëri