Kthimi i bashkatdhetarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare
Foto: Zëri / Ilustrim

Kthimi i bashkatdhetarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare

Aktuale August 19, 2025 - 08:44

Bashkatdhetarët që kanë kaluar pushimet në Kosovë kanë filluar të kthehen në vendet ku jetojnë dhe veprojnë dhe si pasojë, në disa pika kufitare janë krijuar kolona të gjata.

Sipas të dhënave të fundit që janë përmirësuar në orën 08:09 nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK), pritja më e gjatë është në pikën kufitare të Merdarit.

Atje kolona ka arritur deri në 700 metra, ndërsa koha e pritjes për të dalë nga Kosova arrin deri në 80 minuta.

Kolona janë krijuar edhe në pikën kufitare në Jarinjë, ku qytetarët po presin deri në 25 minuta për dalje.

Ndërkohë, në pikën kufitare te Dheu i Bardhë koha e pritjes është më e shkurtër, deri në 15 minuta.

Në pikat e tjera kufitare nuk raportohet për kolona të gjata dhe qarkullimi është më i lirë.

KËTU mund t’i shikoni në kohë reale përditësimet që bëhen nga QKMK-ja rreth gjendjes nëpër hyrje-daljet e Kosovës. /Zëri

Image