
Në Gjykatën Speciale nis përgatitja për provat e mbrojtjes së Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit
Aktuale
August 19, 2025 - 11:07
Gjykata Speciale ka filluar punimet, pas pushimit veror me konferencën përgatitore të mbrojtjes së Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.
Të pranishëm në sallën gjyqësore janë tre ish-krerët e UÇK-së, ndërkaq Jakup Krasniqi është duke e përcjellë përmes videolidhjes.

Gjykatësi ka thënë se qëllimi i kësaj konference është të përgatitemi për provat që do të paraqesë mbrojtja.
Ndërkohë, kanë mbetur edhe pesë javë deri në vazhdimin e gjykimit, ku më 15 shtator pritet të fillojë dëshminë, dëshmitari i parë i mbrojtjes.