
Haradinaj: Kërkoj mbështetjen e Finlandës për anëtarësimin e Kosovës në NATO
Aktuale
August 19, 2025 - 12:01
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin finlandez, Matti Nissinen.
Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, e ka falënderuar atë për angazhimin dhe kontributin e tij gjatë mandatit në Kosovë, raporton Zeri.info.
“Biseduam për zhvillimet në vend, në fushën politike dhe atë të sigurisë, ku theksoi nevojën për mbështetjen e mëtejme të Finlandës në synimin e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian”, deklaroi Haradinaj.