Haradinaj thotë se s’ka qenë në det për pushime gjatë ditëve të mospunës së Kuvendit
Foto: Laura Hasani

Haradinaj thotë se s’ka qenë në det për pushime gjatë ditëve të mospunës së Kuvendit

Aktuale August 20, 2025 - 10:22

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë sot se ditët e mospunës së Kuvendit i ka kaluar në Kosovë.

Haradinaj u tha gazetarëve se gjatë këtyre ditëve ka qenë nëpër bjeshkë dhe ka kaluar kohë me mërgimtarët, transmeton Zeri.info.

“Kam qenë disa ditë ecje në bjeshkë, pjesën tjetër e kam kaluar me mërgimtarë këtu dhe angazhimet në politikë. E vërteta është se nuk ndihemi mirë nga situata e krijuar”, tha Haradinaj pak para nisjes së seancës së Kuvendit.

Ai beson se çështja e votimit të hapur dhe votimit deri në tri herë për të njëjtin kandidat është punë e kryer dhe do të respektohet edhe nga LVV-ja. /Zëri