
Rashiti: Kasta politike po dëshiron që grupi dhe ideologjia të udhëheqin mbi rendin politik dhe institucional
Drejtori i Grupit Ballkanik për Politika në Prishtinë, Naim Rashiti, e ka kritikuar ashpër kastën politike në Kosovë.
Duke mos përmendur me emër asnjë parti politike, ai ka bërë me dije se zvarritja e krijimit të institucioneve të reja është shumë më tepër se mungesë e vullnetit.
Në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Rashiti ka shkruar se kjo kastë politike me vetëdije të plotë po refuzon të krijojë një sistem politik e institucional për shoqërinë kosovare.
“Nuk është mungesë vullneti, dëshire, njohurie e shumëçka tjetër…. Është shumë më shumë se kaq. Kasta politike kosovare me vetëdije të plotë po refuzon me ngulm me kriju sistem politik e institucional për shoqërinë e Republikën e Kosovës. Kasta politike kosovare po dëshiron që grupi, klani, ideologjia apo individi me udhëheq mbi rendin politik dhe institucional dhe po e lufton çdo segment shoqëror që provon ta bëjë shoqërinë kosovare një sistem politik. Ky është rreziku kryesor për Republikën!”, shkroi Rashiti.