
Nura: Shpresoj që LVV-ja ka reflektuar dhe i ka parë dëmet e bëra
Aktuale
August 20, 2025 - 10:39
Deputeti i PDK-së, Jakup Nura, para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, tha se Vetëvendosa ka pasur kohë të reflektojë dhe të shohë dëmet që i ka shkaktuar.
“Shpresoj dhe besoj që do të nxjerrë një figurë që është më unifikuese. Ashtu siç edhe e kemi thënë edhe më herët, Partia Demokratike e Kosovës, në qoftë se është një figurë që s’ka qenë i implikuar në krim dhe korrupsion, do ta votojmë”, tha Nura.