Blerta Deliu: Aktgjykimet e Kushtetueses të mos vihen në dilemë, Haxhiun s’e votojmë
Foto: Laura Hasani

Blerta Deliu: Aktgjykimet e Kushtetueses të mos vihen në dilemë, Haxhiun s’e votojmë

Aktuale August 20, 2025 - 10:49

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se përfaqësuesit politikë s’duhet të vënë në dyshim aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, por duhet vetëm të betohen.

Deliu tha se PDK-ja nuk do ta votojë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, pasi sipas saj, i bie të shkelet Kushtetuta, transmeton Zeri.info.

“Vendi duhet të mësohet, sidomos përfaqësuesit që janë të veshur me votë qytetarë, aktgjykimet e tilla të mos vihen në dilemë, është detyrim t’i respektojmë. Kosova është bllokuar për shkak të arrogancës dhe mosrepsektimit të aktgjykimit të 26 qershorit”.

“Kosova sot ka probleme shumëfish më të mëdha se a do të zgjidhet apo jo Albulena Haxhiu kryetare e Kuvendit. PDK-ja ka refuzuar të bëhet shkelëse e Kushtetutës. Ne do ta respektojmë aktgjykimin, do të votojmë kundër Albulena Haxhiut”, ka thënë Deliu para mediave. /Zëri