
Veterani i UÇK-së ultimatum Faruk Mujkës: Një muaj kohë për të më kthyer në punë, ose t’i publikoj sekretet
Veterani i UÇK-së, Agim Pllashniku, ka zhvilluar sot një aksion para Kuvendit të Kosovës.
Ai ka akuzuar drejtorin e kompanisë “Ibër-Lepenci”, Faruk Mujkën, se e ka larguar nga puna për arsye politike, ndërsa i ka dhënë ultimatum për ta kthyer në vendin e punës ku ka punuar për 15 vjet.

Pllashniku, i cili mbajti edhe një aksion simbolik, tha se do të publikojë skandalet e Mujkës, që sipas tij i ka bërë në “Ibër-Lepenc”, nëse nuk e kthen në punë, transmeton Zeri.info.

“Hajni në punë, veterani në rrugë, Faruk Mujka para një muaj më ka larguar nga puna, ai po punon e unë në rrugë, kështu që ai para një viti ja ka zënë 60 mijë euro nën jastëk, vetëm tri ditë ka nejt në burg, të hënën është kthyer drejtor në ‘Ibër-Lepenc’, mua më ka larguar nga puna, 15 vjet kam punuar në ‘Ibër-Lepenc’, më ka larguar me vendim të shpejt sikur kohët e hershme në kohën e Serbisë. Një muaj ka kohë të më kthejë në punë, nëse jo do ja qes të gjitha sekretet me fakte që ka bërë në ‘Ibër-Lepenc’”, tha Pllashniku para mediave. /Zëri