
Kryeziu: Propozimi i Gërvallës s’është hap as real e as serioz për zhbllokimin e ngërçit politik
Aktuale
August 20, 2025 - 12:00
Ismet Kryeziu nga KDI-ja ka thënë se propozimi i Donika Gërvallës për kryetare të Kuvendit s’është hap real e as serioz për zhbllokimin e ngërçit politik.
Ai ka shtuar se LVV-ja po zhvillon lojë nervash me partitë e tjera.
“Propozimi i Donika Gërvallës për kryetare të Kuvendit nuk është një hap as real e as serioz drejt konstituimit të Kuvendit dhe zhbllokimit të ngërçit politik. Por një mënyrë për t’i thënë opozitës atë që në LVV e kanë thënë jo formalisht, ‘se pas kandidaturës së Albulena Haxhiut, me çfarë kandidatë do të vijmë, do të kërkoni që t’ua kthejmë Albulena Haxhiun’’. LVV-ja po zhvillon lojë nervash me partitë opozitare”, shkroi Kryeziu në Facebook.