Deri një orë e gjysmë pritjet te Dheu i Bardhë
Foto: Zëri / Ilustrim

Deri një orë e gjysmë pritjet te Dheu i Bardhë

Aktuale August 21, 2025 - 08:09

Meqë është fundi i sezonës së verës, mërgimtarët kanë filluar që të kthehen në shtetet ku jetojnë dhe për këtë është shtuar fluksi në pikat kufitare të Kosovës.

Pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova nëpërmjet Dheut të Bardhë kalojnë deri në gjysmë ore.

Kështu njoftoi Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në përditësimin e fundit të bërë në orën 08:00.

Në pikat e tjera kufitare, dalje-hyrjet nuk zgjasin më shumë se 5-10 minuta. /Zëri

Image