Imri Ahmeti: Lipjani nuk kthehet pas dhe nuk bën eksperimente, vazhdon me punë për Lipjanin që e duam

Imri Ahmeti: Lipjani nuk kthehet pas dhe nuk bën eksperimente, vazhdon me punë për Lipjanin që e duam

Aktuale August 22, 2025 - 00:49

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka zhvilluar vizitë tek familja e kandidatit për Asamble, Ragip Mehmeti.

Atje tha se pati pritje të ngrohtë nga familjarët dhe miqtë e Ragipit, “me të cilët biseduam për sfidat, progresin e deritanishëm, përgatitjet për zgjedhjet e 12 tetorit dhe programin e punës për katërvjeçarin e ardhshëm”, u shpreh Ahmeti.

“Kërkuam mbështetjen për Ragipin, i cili vjen me një përvojë të gjatë në aktivitete politike dhe për të cilin besojmë se do t’u shërbejë bashkëvendësve dhe qytetarëve, duke dhënë ide e kontribut të çmuar në Asamblenë e ardhshme komunale”, shtoi ai.

Imri Ahmeti deklaron se “Lipjani nuk kthehet pas dhe nuk bën eksperimente, Lipjani vazhdon me punë për Lipjanin që e duam”.