Qeveria në detyrë merr pesë vendime në mbledhjen elektronike
Foto: Laura Hasani

Qeveria në detyrë merr pesë vendime në mbledhjen elektronike

Aktuale August 22, 2025 - 18:46

Qeveria në detyrë e Kosovës ka zhvilluar të premten një mbledhje elektronike, ku ka miratuar pesë vendime të rëndësishme, sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit.

Vendimet e marra janë:

Vazhdimi i mandatit të Komisionit për Verifikimin e Diplomave të lëshuara nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut deri më 15 tetor 2025;

Plotësimi dhe ndryshimi i Statutit Nr. 01/2023 të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës;

Miratimi i kërkesës së Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për rialokim të mjeteve buxhetore në vlerë prej 105,000 euro për projekte kapitale në ndërtimin e zyrave regjionale të Inspektoratit të AUV-it në Ferizaj dhe Gjakovë;

Miratimi i kërkesës së Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për rritjen e kufirit të shpenzimeve në shumën prej 580,780 euro për financim shtesë të projektit “Projekti i Kadastrit të patundshmërisë dhe infrastrukturës gjeohapësinore”;

Ndarja e mjeteve buxhetore në shumën prej 372,100 euro për financim të të njëjtit projekt, po ashtu nga fondet e huamarrjes.