
Albert Krasniqi kritika opozitës: Vetëm po i presin lëvizjet e Vetëvendosjes
Aktuale
August 24, 2025 - 15:22
Albert Krasniqi nga D+ ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është lojtare politike dhe se ajo ka ditur të luajë edhe kur ka qenë në opozitë.
Sipas tij, partitë tjera vetëm presin lëvizjet e saj.
“VV nuk është rastësisht partia më e madhe në vend – ajo është lojtare politike. Ka ditur të luajë edhe kur ka qenë në opozitë. Ndërkohë, partitë tjera opozitare vetëm presin lëvizjet e saj. Po të ishte futboll, loja do të zhvillohej në një portë: një ekip sulmon pa pushim, kurse tjetri mbrohet. Shanset për të shënuar gol duke u mbrojtur janë zero, ndërsa duke sulmuar, sado pak, gjithmonë ekziston mundësia të shënosh”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.