Beqa viziton krerët e UÇK-së në Hagë
Foto: Facebook

Beqa viziton krerët e UÇK-së në Hagë

Aktuale August 26, 2025 - 14:55

Ish-deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ku ka shpërndarë fotografi, në të cilat shihet se në këtë vizitë ka qenë edhe Sevdije Krasniqi, bashkëshortja e Jakup Krasniqit.

Ai thotë se ata do të kthehen shumë shpejt në atdhe si triumfues, për t’ua rikthyer institucioneve dhe qytetarëve dinjitetin e merituar.

“Sot, vizitë te çlirimtarët tanë në Hagë. Forca e tyre qëndron e palëkundur, sepse pas tyre qëndron një popull i tërë. Shumë shpejt do të kthehen në atdhe, triumfues, për t’ua rikthyer institucioneve dhe qytetarëve dinjitetin e merituar”, shkroi Beqa.