
Dimal Basha “betohet” se s’ka shkruar kurrë kundër UÇK-së
Kryetari i sapo zgjedhur i Kuvendit, Dimal Basha ka hedhur poshtë raportimet e disa mediave, se ai kishte shkruar një shkrim ku UÇK-në e cilësonte si një “organizata e krijuar nga kriminel”.
Basha është “betuar” se asnjëherë nuk ka shkruar asnjëherë kundër UÇK-së dhe përulet para çdo sakrifice për liri e paqe.
“Unë Dimal Basha, si kryetar i Kuvendit dhe si cdo qytetar i Republikës e kam të shenjë luftën e UÇK-së dhe sakrificën e popullit për liri. Unë i përulem secilit që ka kontribuar në luftën për paqe. Dua të deklarojë me përgjegjësinë më të madhe qytetare e kombëtare se kurrë në jetën time nuk është shkruar dhe nuk do gjendet asnjë përmbajtje që bie ndesh me vlerën e shenjtë të popullit tonë”, deklaroi Basha, transmeton Zeri.info.
Ai tha gjithashtu se kjo nuk është hera e parë që po sulmohet me shpifje.
“Unë këtu jam për të deklaruar se nuk është hera e parë që unë dhe as ne si Lëvizje sulmohemi me të paverteta nga qarqe të caktuara. Ndjej përgjegjësinë të sdqarojë para qytetarëve për akuzat që janë ngritur para meje. Unë në vitin 2012 si studentë kemi dorëzuar hulmutim, unë atëherë kam dorëzuar hulumtim për “Depërtimit fundamentalizmit islam në Evropën Juglindore’”. tha kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit.
Ai sqaroi se edhe tema e diplomës në master, e mbulon vetëm këtë pjesë, “asnjë fjalë të vetme nuk e gjeni UÇK”.
Tutje Basha hodhi poshtë edhe akuzat që e lidhin me raportin e Dick Martit, për të cilin tha se në vitin 2010 ka publikuar shkrim që bënte thirrje të luftohet ky raport i dëmshëm.
“Këto akuza dhe lidhjet e mia me raportin e Dick Martit janë të ulëta dhe rënduese për mua dhe për qytetarët, sa për dijeninë tuaj unë në vitin 2010 kam publikuar shkrimin ku kam bërë thirrje të luftohet ky raport i dëmshëm”, tha Basha. /Zëri
