
Avdyli: Basha sqaroi se nuk shkroi artikullin kundër UÇK-së, bllokimi tash ka emrin Sllavko Simiq
Deputeti i Guxo, Haxhi Avdyli ka përmendur sërish Gjykatën Kushtetuese, tashmë për sfidën e emërimit të nënkryetarëve të kuvendit, çështje kjo e cila veçse mbetet e bllokuar.
Ai thotë se bllokimi i kuvendit për Sllavko Simiq, është i pakuptimtë megjithatë shprehet se votimi vazhdon në pako dhe s’ka kthim prapa vetëm nëse rasti shkon në gjykatë.
”Në seancën e kaluar, avazi i bllokimit të vendit nga opozita po vazhdon. Ky bllokim e kishte njëherë emrin, Albulena Haxhiu, e tash ka ndërru emri, po bllokohet për Sllavko Simiqin”.
”Bllokimi i kuvendit për Sllavko Simiqin është e pakuptimtë”.
”Ajo procedurë tashmë është kry, dhe s’mund të kthehet. Pse duhet në pako, kur lejohet ndaras. Dhe kërkesa e pakicave ka qenë që të votohet ndaras, dhe kjo është respektu e votu”.
”Kolegët e mi nga opozita mendoj që do të lirohen nga mendësia e bllokimit. Ajo pjesa e votimit, është kalu për tri herë, veçse është kalu. Nuk e di pse insiston në pako, kur ajo është kry. Konstituimi i kuvendit mund të vazhdojë, nuk ka më votim në pako, nuk jemi duke fol për borën e parvjete, ne jemi duke fol për fazën kur ka kalu procedura në short”.
Tutje Avdyli mohoi edhe ofendimet e kryeparlamentarit Dimal Basha ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
”Ai ka sqaru që nuk ka shkru atë artikull, ato pjesë për UÇK-së. Qëndrimi ynë është edhe i çdo qytetari të Kosovës, çdo patrioti të Kosovës se UÇK, është vlera më sublime e vendit”.