KFOR-i reagon pas arrestimit të pilotit i dyshuar për spiunazh
Foto: Laura Hasani

KFOR-i reagon pas arrestimit të pilotit i dyshuar për spiunazh

Aktuale August 28, 2025 - 20:06

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i ka reaguar pas arrestimit të piloti kroat, pjesë e misioni, i dyshuar për spiunim në Serbi.

KFOR-i në një përgjigje për Tëvë1 ka thënë se akuzuat i marrin seriozisht.

“Ne i marrim këto akuza shumë seriozisht. Siguria e personelit të KFOR-it dhe integriteti i informacionit të klasifikuar janë parësore. Ju referojmë te autoritetet kroate për çdo koment mbi arrestimet dhe hetimet në vazhdim. Ndërkohë, KFOR-i vazhdon të kryejë aktivitetet e tij të përditshme, në përputhje me mandatin e tij të gjatë të OKB-së për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, në koordinim me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.