
Kurti: E kam njohur personalisht policin Triumf Riza, inspirim për secilin zyrtar shteti
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka bërë homazhe te pllaka përkujtimore e zyrtarit policor Triumf Riza.
Kurti tha se e ka njohur policin Riza personalisht, duke e cilësuar si djalë fenomenal të kryeqytetit dhe njëri që ka sakrifikuar jetën për drejtësi.
“Triumf Riza para se të jetë polic i guximshëm, ishte njëri i guximshëm, në vitin 1999 kur ishte vetëm 20 vjeçar u bashkua me Policinë e Kosovës, ishte i përkushtuar dhe i pa kompromis”
“Unë e kam banuar për afër 9 vjet në këtë lagje dhe e kam njohur personalisht Triumfin, ka qenë djalë fenomenal i kryeqytetit i cili e ka dashtë drejtësinë dhe nuk e ka kursyer veten asnjë çast për drejtësinë”, tha Kurti, transmeton Zeri.info.
Ai shtoi se si një zyrtar që nuk e ka kursyer veten për drejtësi, Triumfi është një inspirim për secilin zyrtar të shtetit. /Zëri