Në Obiliq u mbajtën aktivitete sportive në shënimin e 26-vjetorit të Policisë
Foto: Policia e Kosovës

Në Obiliq u mbajtën aktivitete sportive në shënimin e 26-vjetorit të Policisë

Aktuale August 31, 2025 - 20:43

Në kuadër të shënimit të 26-vjetorit të Policisë së Kosovës, më 31 gusht 2025, në Sallën e Sporteve “Adem Jashari” – Obiliq, u mbajtën garat në futboll të vogël me pjesëmarrjen e 16 ekipeve policore nga departamente dhe drejtori të ndryshme.

Garën e shpalli të hapur Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha, ndërsa të pranishëm për të përcjell garat ishin eprorë të PK-së si dhe aktivitetin e nderuan edhe përfaqësues të lartë të futsallit.

Ndeshjet u zhvilluan me sistem eliminimi, duke dhuruar spektakël sportiv me adrenalinë të lartë dhe duke pasqyruar profesionalizëm, disiplinë e frymë sportive.

Rezultatet:

Vendi i parë: Drejtoria Rajonale – Prishtinë

Vendi i dytë: Departamenti i Policisë Kufitare

Lojtari dhe golashënuesi më i mirë: Egzon Abazi – DRP Prishtinë

Portieri më i mirë: Skender Ismajli – Departamenti i Policisë Kufitare

Policia e Kosovës falënderon referët për drejtësinë e treguar dhe Drejtorinë e Shërbimeve Shëndetësore për kujdesin gjatë aktivitetit.

Turneu u organizua nga Këshilli Organizativ, me mbështetje e mbikëqyrje të plotë nga Shoqata e Sportit të Policisë së Kosovës.

“Ky aktivitet afirmon shkathtësitë profesionale të pjesëtarëve të PK-së dhe forcon disiplinën, frymën sportive e bashkëpunimin brenda organizatës. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në promovimin e profesionalizmit dhe afrimin me komunitetin përmes aktiviteteve kulturo-sportiv”, thuhet në komunikatën e Policisë.