
Osmani: Presidenca do të jetë gjithmonë në mbështetje të rinisë sonë
Aktuale
August 31, 2025 - 23:36
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se institucioni që ajo drejton do të jetë gjithmonë në mbështetje të rinisë.
Ajo ka thënë se rinia e Kosovës që nga sportistët, ekipet akademike me sukseset e tyre janë dëshmi e një gjenerate të aftë e të guximshme.

“Muajin gusht, muajin e rinisë, e përmbyllëm me pritje për të rinjtë tanë, që nga sportistët që po korrin fitore të mëdha, ekipet akademike që na përfaqësuan me dinjitet në garat ndërkombëtare, e deri te të rinjtë që me arritjet e tyre po dëshmojnë se Kosova ka një gjeneratë të aftë, të guximshme dhe me vizion. Presidenca do të jetë gjithmonë në mbështetje të rinisë sonë, të ardhmes së vendit tonë”, ka shkruar Osmani në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook.